Make your own free website on Tripod.com

wWw.Studeenti.CoM

SHendetsi
Home
New Video
Staffi
IrC.Proxy
Stock&Proxy
News
Vajzat shqiptare
Lojra
Foto per msn
Test i Dashuris
SmS-Falas
Psikologjia
Vetvendosje
VarGje Dashurie
Sport
NIck-NaMe
AuToRi
MuZiKa
LoVe-PhoTo
Galeria
Foto-Galeri
Rreth Dashuris
Montazha
ViP-at
Video-klip
Clip-Humor
Pavarėsia
Shendetsi
Islami
Humori
Histori
Erotika
Tregime Erotike
Libri Vizitorėve
ProGrams

 
                          
 
Duhani, qė tashmė dihet se ka lidhje me disa sėmundje, mund tė rrisė gjithashtu rrezikun e infektimit me HIV, virus qė shkakton sėmundjen e sidės, bėnė tė ditur sot kėrkuesit. Nė njė rishikim tė studimeve qė i pėrket lidhjes midis duhanit dhe virusit HI, mjekėt britanikė thanė se pesė nga gjashtė studime tė cilėt analizuan, treguan se duhanpirėsit kanė mė shumė shanse pėr infektim. Nėntė nga dhjetė studime tė tjera qė kanė tė bėjnė me kalimin nga HIV nė sėmundjen e lartpėrmendur nuk gjetur lidhje me duhanin. Dr. Andrea Furber dhe kolegė e tij, qė bėnė tė ditur zbulimet nė gazetėn pėr "Sėmundjet Seksualisht tė Trasmetueshme", thanė se duhani mund tė rrisė ndjeshmėrinė te virusi HIV, duke modifikur njė mori reagimesh ndaj sistemin imunitar. Kėrkimet treguan se duhani ėshtė shkaku kryesor i vdekjeve tė paevitueshme. Ai rrit rrezikun e infarkteve, problemeve me frymarrjen, mushkėritė dhe llojeve tė ndryshme tė kancerit. Rreth 40 milionė njerėz nė tė gjithė botėn janė prekur nga virusi HIV. Afėrsisht 5 milionė vetė u infektuan nė vitin 2005 dhe mė shumė se 3 milion tė rritur dhe fėmijė vdesin ēdo vit nga sėmundje e SIDĖS
 
 
 
Sytė, si tė kurojmė shikimin e dobėt
Disa sėmundje kanė periudha tė caktuara tė shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve nė tė shumtėn e rasteve shfaqet me ardhjen e ditėve tė nxehta, gjatė stinės sė pranverės dhe verės. Tashmė dihet qė alergjia shtohet me rritjen e temperaturės, me forcimin e rrezeve tė diellit dhe me shtimin e pluhurave nė ambient, tė cilat shtojnė thatėsirėn e syrit dhe shtimin e infeksioneve.
Pėr kurimin e sėmundjeve tė syrit, qė shfaqen gjatė kėsaj periudhe mjekėsia popullore vjen nė ndihmė me bimėt e saj. Njė prej bimėve, qė pėrdoret pėr kėtė qėllim, ėshtė eufrazia. Eufrazia ėshtė bimė njėvjeēare, gjysmėparazite, e cila lidhet te rrėnjėt e barėrave. Lulet janė me ngjyrė tė bardhė ose rozė me pika tė verdha tė ndritshme nė qendrėn e lules. Shija e bimės ėshtė e hidhur. Bimėn mund ta gjejmė nėpėr livadhe dhe nėpėr tė gjitha vendet e mbuluara me bar. Nė mjekėsinė popullore pėrdoret e gjithė bima nė lulėzim. Kjo bimė pėrdoret pėr shėrimin e sėmundjeve tė syve, tė konjuktovitisit (qepallės), blefaritisit, iridociklitisit. Pėrveē efektit tė saj nė skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e pėrdorimit tė eufrazisė edhe nė sėmundjet serioze tė syrit, si katarakti, madje edhe dobėsimi i shikimit.
HURMA
Nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Pėrdorimi i shpeshtė i frutit tė hurmės, ēon nė mosprekjen e sėmundjeve tė syrit dhe sidomos tė alergjisė.
PATATJA
Patatja i ngjan bukės, ndonėse pėr nga pėrbėrja e vitaminave dhe kripėrave minerale u pėrngjan perimeve. Ajo pėrmban sasi tė mėdha tė kaliumit si element kryesor pėr organizmin e njeriut. Nė mjekėsinė popullore ajo pėrdoret nė rastet e alergjive tė syve, si dhe kur poshtė tyre janė krijuar rrathė tė zinj. Pritet njė fetė e vogėl patateje dhe mė pas e presim nė gjysmė. Secila prej fetave vendoset poshtė syve dhe lihen aty pėr 20 minuta. Ky veprim pėrsėritet disa herė nė mbrėmje.
Trėndafili i majit
Nė 100 ml verė zihet 50 gr fletė luleje trėndafili tė majit. Me ujin e trėndafilave lahen sytė dhe fletėt vendosen nė sy pėr pak kohė. Kjo mėnyrė do tė ēonte nė pėrmirėsim tė skuqjes sė syve. Njė tjetėr kurė pėr qetėsimin e skuqjes sė syve ėshtė larja e tyre me lėngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do tė zgjasė deri sa mos tė ketė mė probleme.
Manaferra
Pėr tė pėrmirėsuar shikimin e dobėt pihet ēdo ditė njė gotė me lėng karrote. Pėr tė pėrmirėsuar shikimin gjatė natės pėrzihen 30 pika lėng manaferrash me 50 gramė ujė. Kjo masė pihet tri herė nė ditė. Gjithashtu, mund tė pihen dy gota me lėng manaferre nė ditė. Pėr tė lehtėsuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen pėr 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe mineralet janė tė domosdoshme pėr funksionimin sa mė mirė tė syve. Vitamina A pėrmirėson shikimin natėn. Ushqime tė pasura me vitaminė A janė perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezėt, djathi dhe gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund tė ndihmojė sytė qė janė tė ndjeshėm ndaj dritės. Ushqime tė pasura me vitaminė B1, B2,B3, B6, B12 janė makaronat, buka, qumėshti, kėrpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melēitė. Karoteni ndihmon nė forcimin e syve tė dobėt. Ushqime tė pasura me karoten janė karrotat, lakrat dhe bishtajat.
detaje
Simptomat
Simptomat e para tė alergjisė sė syve janė: kruajtja qė ndihet, skuqje dhe fryrje e qepallės sė syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotėve). Nė tė shumtėn e rasteve sėmundja, nė periudhėn e pranverės, shoqėrohet me dhimbje dhe ndjenjėn e thatėsisė nė sy.
Shkaqet
Shkaktarėt e alergjisė janė disa lėndė, qė gjenden nė mjedis, si pemėt, pluhuri, kafshėt shtėpiake, barėrat, parfumet. Kėta shkaktojnė reaksion me konjuktivėn e syrit, qė pėrmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, qė sjellin sekretimin e lotėve.
Alergjitė
Njė lloj alergjie ėshtė ajo qė shkaktohet nė sy nga pėrdorimi i lenteve tė kontaktit, i pikave qė hidhen nė sy dhe i lėndėve kozmetike. Njė lloj tjetėr ėshtė alergjia qė shkaktohet nga faktorė tė mjedisit. Faktor ėshtė edhe nxehtėsia dhe dielli.
 
 
               Ulēera, si mund tė frenohen dhimbjet
 Personat mė tė prekur nga sėmundja sėmundja e ulēerės nė stomak janė pikėrisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vėrtetė i shfaqjes sė saj. Por meqenėse ulēera nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė e pranishme te personat, qė konsumojnė pije alkoolike, mendohet se mund tė jetė kjo arsyeja pse ajo ėshtė mė e pėrhapur te meshkujt.
Njerėzve qė vuajnė nga ulēera nė stomak nuk u rekomandohet tė pijnė kafe. Konsumimi i saj do tė ishte e dėmshme pėr shėndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u kėshillohet pėrdorimi i aspirinave. Njerėzit qė konsumojnė alkool dhe qė vuajnė nga kjo sėmundje duhet tė tregojnė njė kujdes tė veēantė. Alkooli i marrė me aspirinėn ose analgjezikė tė ngjashėm rrit rrezikun pėr gjakrrjedhje nga stomaku.
Mjalti
Njė prej mundėsive tė pakta qė pėrdoret pėr kurimin e ulēerės nė stomak ėshtė mjalti. Vetitė e tij kuruese janė tė dukshme nėse ai pėrdoret tė paktėn 4 lugė ēaji mjaltė nė ditė. Ky pėrfundim u bė i ditur pas shpalljes sė rezultateve tė njė studimi tė kryer nė Zelandėn e Re. Nė tė morėn pjesė mė shumė se 2000 pjesėmarrės, nė tė cilin u vėrtetuan efektet pozitive tė tij. Mjalti kishte nė pėrbėrje tė tij elementė, tė cilėt kishin efektė rigjenerues, sidomos te plagėt. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje shpesh mjalti mund tė pėrdoret me lėngun e gjetheve tė murrizit. Ēaji kėtyre gjetheve duke u pėrzier me njė sasi mjalti duhet lėnė pėr 24 orė nė njė enė dhe mė pas pihet nga 1 lugė ēdo mėngjes.
Lule basani
Lule basani ėshtė njė nga bimėt mė tė rėndėsishme, qė rekomandohet pėr kurimin e ulēerės nė stomak. Ēaji i pėrftuar nga zierja e kėsaj bime nė njė pėrzierje me vajin e ullirit, lihet pėr rreth 40 ditė nė njė enė prej qelqi. Kur kjo masė tė marrė njė ngjyrė tė kuqerremtė, atėherė mund tė pėrdoret. Masa e krijuar nė formė kremi mund tė pėrdoret ēdo mėngjes derisa ajo tė japė rezultatin e dėshiruar.
Hudhra
Njerėzit qė konsumojnė nė masė hudhrėn janė mė pak tė prekur nga sėmundja e ulēerės nė stomak. Ky ėshtė njė nga zbulimet e kohėve tė fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund tė konsumohet e gatuar, e njomė, por edhe e thatė. Nė rastet kur ajo gatuhet, mundėsisht jo shumė tė butė, por mė e mira do ishte tė skuqet fare pak pėr tė mos i humbur vlerat e saj.
Njė tjetėr mundėsi qė na sjell mjekėsia popullore ėshtė pėrzierja e majdanozit, grėmit dhe mustaqeve tė misrit.
Lėngu i pėrftuar nga kėto bimė pihet pėr 5-6 ditė. Pas kėsaj pėrzihet njė lugė piper i zi i bluar, 1 lugė sheqer, pak kinė e shtypur dhe vezė e rrahur. Me kėtė pėrzierje bėhen tableta, tė cilat pihen nga 3 nė ditė. Edhe ky mjekim pėrsėritet pėr 6 ditė radhazi.
Detaje:
ALKOOLI
Personat qė preken mė shpesh nga sėmundja e ulēerės nė stomak janė meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata qė konsumojnė nė mėnyrė tė rregullt pijet alkoolike. Ende nuk ėshtė zbuluar se cilat janė shkaqet.
ASPIRINA
Njerėzit qė vuajnė nga ulēera nė stomak dhe qė janė pėrdorues tė pijeve alkoolike duhet tė tregojnė kujdes. Alkooli i marrė me aspirinėn ose analgjezikė tė ngjashėm rrit rrezikun pėr gjakrrjedhje nga stomaku.
KAFEJA
Tė sėmurėve, qė vuajnė nga ulēera nė stomak, u ndalohet rreptėsisht pirja e kafesė. Nuk u kėshillohet tė konsumojnė as produkte qė kanė nė pėrbėrje tė tyre kafenė. Konsumimi i saj ēon nė keqėsim tė shėndetit

 

 

Analizė e re pėr tė zbuluar sasinė e nikotinės

Nėse fėmijėt, apo adoleshentėt pijnė duhan jashtė vullnetit tė prindėrve, tani mund tė zbulohet fare lehtė. Njė analizė e re zbulon saktėsisht nėse njė person ka pirė apo jo duhan. Pajisja pėr kryerjen e kėsaj analize quhet TobacAlert, qė shitet nė farmaci pa recetė dhe me saktėsi tregon nivelin e kotinės nė urinė. Kotina ėshtė njė nėnsubstancė e nikotinės. Gjatė njė punė kėrkimore nė kėtė klinikė nė Rino tė Nevadės, gratė shtatzėna kryejnė rregullisht kėtė lloj analize pėr tė diktuar nėse janė ekspozuar ndaj tymit tė duhanit. Analiza i ndihmon nėnat pėr tė dalluar nivelin e kotinės nė urinė dhe gjithashtu i bėn ato mė tė hapura nė bisedat ndaj tė kėqijave qė sjell duhani. Gjithashtu, kėto lloj analizash tani pėrdoren edhe nė rastet e divorceve, kur njėri prind kėrkon kujdestarinė e fėmijės, duke u ankuar se fėmija ėshtė nė rrezik shėndeti, pasi prindi tjetėr pi duhan. TobacAlert ka filluar tė pėrdoret nė botė edhe nga ndėrmarrje private ndaj punonjėsve tė tyre.
Puna
Statistikat tregojnė se njė person qė pi duhan, mungon nga puna pėr arsye shėndetėsore mesatarisht 18 ditė nė vit, ndėrsa njė agjenci sigurimesh shėndetėsore mund tė kursejė rreth 3 mijė e 500 dollarė nė vit nėse njė person i siguruar nuk pi duhan.
Mohimi
Ka shumė njerėz, qė nuk e pranojnė se pijnė duhan, madje edhe kur shkojnė tek mjeku ngulin kėmbė, duke thėnė se nuk pijnė duhan. Njė sjellje e tillė ėshtė e rrezikshme, veēanėrisht nė rastet e grave shtatzėna.
Fėmijėt
Ekspertėt thonė se fėmijėt janė mė tė pambrojturit ndaj tymit tė duhanit. Mbajtja e fėmijėve nė mjedise ku pihet duhan mund tė bėhet shkak pėr sėmundje tė tjera mė tė rrezikshme. Tymi i lėshuar nga tė tjerėt, tek fėmijėt bėhet shkak pėr infeksione tė ndryshme

 

Nėse pini duhan, mė pak shanse pėr shtatzani

 

Duhanpirėset kėrkojnė dyfishin e kohės sė grave, qė nuk konsumojnė duhan, pėr tė mbetur shtatzėnė, sipas njė studimi tė fundit tė Institutit Kombėtar tė Shėndetit dhe Kėrkimit Mjekėsor nė Francė (Inserm).
"Rezultatet e para tė studimit konfirmojnė efektin negativ tė duhanit mbi fertilitetin, efekt ky qė ėshtė pohuar edhe nga ekipe tė tjera evropiane", thuhet nė njė komunikatė tė Inserm. Projekti pilot konsistoi nė studimin e 1200 grave nga 18-44 vjeē dhe tė partnerėve tė tyre. Konkluzioni i dalė nga ky institut ėshtė qė: gjysma e femrave duhanpirėse donin dyfishin e kohės pėr tė mbetur shtatzėnė, nė krahasim me ato qė nuk pinin. Por kėto efekte negative tė duhanit nuk ndikojnė vetėm tek gratė, por edhe tek burrat. Mjekėt nėnvizojnė, qė tė paktėn duhanpirėsit duhet tė mėnjanojnė duhanin gjatė kohės qė duan tė bėjnė njė fėmijė. Ky studim do tė vazhdojė edhe gjatė vitit qė vjen, kur gjatė kėsaj kohe do tė studiohen edhe rreth 20.000 persona.
Sėmundjet
Studimi ėshtė kryer nė Francė dhe sipas tė dhėnave mėsohet se numėrohen rreth 14 milionė konsumatorė tė duhanit. Mė shumė se 12 milionė persona janė duhanpirės tė rregullt. Nė kėtė grup bėjnė pjesė tė gjithė ata tė cilėt pijnė mė shumė se njė cigare nė ditė, ku 33 pėr qind e zėnė meshkujt, ndėrsa 26 pėr qind janė femra. Sipas anketės, nga 17-vjeēarėt e pyetur, katėr nė shjetė deklarojnė se pijnė duhan disa herė nė muaj. 19-vjeēarėt e pyetur deklarojnė se njė nė dy vetė pi rregullisht duhan ēdo ditė. Po sipas kėsaj ankete tė kryer nga instituti francez mėsohet se, pėrqindja e duhanpirėsve ėshtė nė rritje kryesisht tek 35-vjeēarėt. Pirja e duhanit njihet se ka sjellė vdekshmėri tė lartė nė botė, ndėrsa nė Francė mėsohet se kjo drogė ka vrarė mė shumė se 60 mijė vetė nė vit. Nikotina ėshtė vrasėsėe pėr shėndetin, ku ata qė pijnė mė shumė se 20 cigare nė ditė janė mė tė rrezikuarit. Nikotina ėshtė pėrgjegjėse edhe pėr anomalitė tė tipit, si infarkt i miokardit, pasi dėmton rėndė zemrėn. Kanceri nė mushkėri ėshtė njė sėmundje fatale dhe fajin pėr kėtė duket se e ka duhani. Shkencėtarėt thonė se sikur duhani tė eliminohej, rastet e kancerit nė mushkėri do tė pakėsoheshin deri 90 pėr qind. Ata thonė se kanceri i mushkėrive tani ka filluar tė bėhet mė i shpeshtė edhe mes personave qė nuk pijnė duhan. Gjatė 10 vjetėve tė fundit, shtimi i rasteve tė tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se kėta persona, megjithėse nuk pijnė duhan, punojnė, ose jetojnė nė mjedise ku pihet duhan.
Lėnia e duhanit
Sipas anketės, mbi 60 pėr qind e duhanpirėsve kanė bėrė tė paktėn njė herė njė tentativė pėr ta lėnė duhanin. Ndėrkohė qė gjatė tre viteve tė fundit, vetėm dhjetė pėr qind e atyre, qė kanė bėrė njė tentativė pėr ta lėnė duhanin, ia kanė arritur. Ekspertėt thonė se nė se duhani eliminohet, pra nėse lihet duhani, atėherė edhe ata qė nuk pijnė duhan nuk do tė ishin mė nė rrezik prej tij. Sipas tyre, me njė hap tė tillė, rastet e kancerit tė mushkėrivė mund tė pakėsoheshin deri nė 90 pėr qind.
 
  -- Mikroskop i ri pėr operacionet nė tru --
Njė aparaturė e re i ėshtė shtuar Neokirurgjisė. Aparati i mikroskopit “Pentro”, qė ka kushtuar 40 mijė euro, do tė bėjė tė mundur qė tė gjitha operacionet nė tru, palcė kurrizore dhe by-passet nė tė gjitha ndėrhyrjet. Mikroskopi bėn tė mundur zmadhimin deri nė 25 herė mė shumė tė vendit ku do tė kryhet operacioni. Sipas shefit tė Neokirurgjisė, Mentor Petrela, “nė ndėrhyrjet kirurgjikale toleranca ėshtė zero, prandaj duhet tė pėrcaktohet nė mėnyrė tepėr tė saktė vendi dhe pozicioni sesi do tė bėhet operacioni”. Mikroskopi “Pentra” ėshtė prodhim i vitit 2005 dhe me tė punojnė tė gjitha spitalet mė tė mira nė Europė dhe Amerikė. Por, megjithatė, nė vendin tonė ai do tė jetė njė aparaturė unikale. Sipas mjekėve specialistė, kjo aparaturė lejon, veē tė tjerash, edhe pėrcaktimin e imazheve nė njė tjetėr qendėr shėndetėsore. Numri i personave, tė cilėt kryejnė ndėehyrje nė tru, ėshtė gjithmonė nė rritje. Nėse nė vitin 1990 numri i operacioneve shkonte deri nė 250 ndėrhyrje nė vit, kohėt e fundit ai ka shkuar deri nė 1100 tė tilla. Aparati i mikroskopit ėshtė blerė me fondet e shtetit shqiptar, pas njė kėrkese tė vazhdueshme, qė vetė mjekėt neurokirurgė i kanė bėrė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Falė kėsaj aparature rezultatet e operacioneve do tė jenė mė mira dhe numri i vdekjeve mė tė ulta. Teknologjia e kėtij mikroskopi ėshtė shumė e lartė, ai bėn tė mundur ndrajen e njė fije floku nė 100 pjesė. Kjo tregon se nuk do tė ketė mė asnjė pėrqindje gabueshmėrie.
 
 
-- Dy persona me Hiv infektuan tre fėmijėt --
Drejtoria e Shėndetit Publik ka bėrė tė ditur, se dy personat me HIV qė ishin nė listėn e gjakut nuk kanė infektuar mė shumė se tre fėmijė talasemik. Silva Bino, drejtoresha e ISHP-sė, deklaroi se gjatė gjurmimit epidemiologjik kanė rezultuar dy dhurues me HIV. Sipas saj, njėri dhurues ėshtė identifikuar nė Lushnje dhe njė nė Tiranė, dhe mė pas janė gjetur dy fėmijė talasemik qė kanė marrė gjak pikėrisht nė datat e dhurimit. Ndėrsa rasti i tretė i rezultuar me SIDA, sipas Binos, mendohet ta ketė marrė vite mė parė. “Ai dhurues ėshtė ndjekur se kujt i ka dhėnė gjak dhe fatmirėsisht ky virus nuk ėshtė pėrhapur mė shumė”, shtoi ajo. Sipas drejtoreshės nuk ka pse tė pėrhapet panik tek njerėzit qė kanė nevojė pėr gjak, por nga ana tjetėr ajo thotė se gjatė transfuzionit tė gjakut nuk ka siguri 100 pėr qind pasi risku ėshtė i pranishėm kudo. Instituti i Shėndetit Publik ka kryer analizat e grupeve tė njerėzve nė risk sipas rrugėve tė pėrhapjes sė HIV-AIDS, tė cilėt rrezikojnė pėr shkak tė transfuzionit tė gjakut. “Tė gjithė kemi nevojė pėr gjak dhe bashkė me tė mund tė marrim edhe riskun qė mbart me vete”, u shpreh Bino. Nga ISHP-ja u testuan 1000 gra shtatzana dhe 200 fėmijė, tė cilėt rezultuan negativ. Ndėrkohė disa nga personeli mjekėsor kanė rezultuar si bartės tė hepatitit C, pėr shkak tė pakujdesisė gjatė punės me pacientėt.
 
-- Suksesi mė i fundit nė luftėn kundėr kancerit tė gjirit --
Ilaēi quhet Herceptin. Dhe ka filluar tė pėrdoret pėr tė kuruar fazat e avancuara tė kancerit. Nė studimet e pasqyruara nė numrin e fundit tė revistės sė mjekėsisė sė New Englandit, pėr gratė qė vuajnė nga formė e hershme, agresive e kancerit tė gjirit, tė cilėve iu dha Herceptin njėkohėsisht me kemioterapinė, pėrqindja e rikthimit tė kancerit ra me 50 pėr qind. Doktorėt po i cilėsojnė rezultatet tė jashtėzakonshme.
Kjo kurė e re ėshtė arritja mė entuziazmuese qė prej mė shumė se njė dekade, sipas mjekes Susan Troyanit nė Spitalin Beth Israel Deaconess nė Boston.
“Tė gjithė mbetėm tė befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim qė tė kishte efekte pozitive shtesė, duke e bashkuar kėtė kurė me kimioterapinė, por nuk prisnim njė efekt kaq tė madh”.
Mjekja Edith Perez e klinikės Mayo, ėshtė bashkėautore e artikullit nė Revistėn Mjekėsore tė New Englandit. Ajo thotė se Herceptina godet vetėm qelizat e sėmura tė njė formė veēanėrisht vdekjeprurėse tė kancerit tė gjirit.
“Herceptina godet vetėm qelizat kanceroze ndaj tė cilave duhet tė veprojė dhe ne prej vitesh kemi pritur njė gjė tė tillė”.
Herceptima, qė shihet kėtu me ngjyrė tė verdhė, kapet pas njė proteine tė rėndėsishme nė tumoret agresive, duke bllokuar shumėziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtėsi.
Pėr 25 milionė gratė qė diagnostikohen me kėtė lloj kanceri ēdo vit nė gjithė botėn, ky ėshtė njė lajm i tepėr pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetėsh me njė formė agresive tė kancerit tė gjirit.
“Mė kishin dhėnė shumė pak shpresė, mė pak se 30 pėr qind shans pėr tė jetuar edhe pesė vjet tė tjera. Nuk do tė kisha mundėsinė tė shihja rritjen e vajzės sime. Mė thanė se shansi im i vetėm pėr tė mbijetuar ishte Herceptina”.
Studiuesit thonė se njė analizė laboratorike mund tė identifikojė se cilėt pacientė mund tė reagojnė pozitivisht ndaj Herceptinės. Njė pėrqindje e vogėl grash nė kėtė studim patėn njė dobėsim tė muskulit tė zemrės. Por doktorėt thonė se efektet pozitive tė Herceptinės, janė shumė mė tė rėndėsishme se rreziqet
 
Me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Tuberkulozit, dje ėshtė mbajtur njė konferencė shtypi nė Ministrinė e Shėndetėsisė. 24 Marsi na kujton se TB ėshtė njė sėmundje infektive qė po pėrkeqėsohet pėrsėri dhe mbetet njė problem mbarėbotėror. Kjo ditė ėshtė njė apel pėr veprime konkrete dhe nė tė njėjtėn kohė ka pėr qėllim mobilizimin politik dhe angazhimin social nė nivel kombėtar dhe ndėrkombėtar. Ėshtė pikėrisht pėrkeqėsimi i situatės epidemiologjike qė kthen ditėn e bacilit TB nė vitin 1882 nė ditė botėrore qė nė vitin 1992 dhe qė nė vitin 1996 bėri tė shpallej Ditė zyrtare nė Kombet e Bashkuara. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e ka vendosur pėrsėri kėtė sėmundje nė qendėr tė vėmendjes dhe e ka shpallur situatėn epidemiolgjike tė TB si “emergjencė botėrore”. Megjithėse shkaktari i sėmundjes ka mė shumė se njė shekull qė ėshtė zbuluar dhe prej 50 vjetėsh ekzistojnė medikamente efikase pėr shėrimin e tė sėmurėve me TB, situata pėrkeqėsohet. Brenda njė viti nė botė ka mbi 8 milionė raste tė reja, nga tė cilat 2-3 milionė vdesin: Thėnė ndryshe, nė ēdo sekondė vdes njė njeri nga TB. 95% e rasteve tė reja dhe e vdekjeve nga TB janė nė vendet e varfra nė zhvilim. Pra TB ka qėnė dhe mbetet njė sėmundje infektive por me karakter tė shprehur social. Nė Shqipėri, ndryshe nga vendet e tjera ish-socialiste, situata mund tė konsiderohet relativisht e mirė. Qeveria shqiptare e ka konsideruar tuberkulozin si njė problem tė rėndėsishėm pėr shėndetin publik dhe pėrparėsi tė saj, u tha nė konferencė, gjė qė ėshtė reflektuar nė legjislacionin e saj. Puna e organizuar e mjekėve pneumofiziatėr, e bėn Shqipėrinė qė sot tė radhitet nė vendet me incidence relativisht tė ulėt, nė krahasim me vendet e tjera tė Ballkanit. Shqipėria krahasohet me vendet e Evropės Qendrore pėrsa i pėrket incidencės sė TB. 19-20 pėr 100 mijė banorė ose 580 raste tė reja nė vit. Nė vendin tonė, TB ėshtė mė i theksuar nė zonat verilindore dhe nė qytetet Shkodėr, Lezhė, Tiranė dhe Durrės. Kjo ka tė bėjė me faktorė historike, pasi nė kėto zona vazhdimisht ka qėnė mė e lartė, si dhe me faktorė ekonomikė e socialė. Shqipėria prej 4 vjetėsh ka filluar zbatimin e DOTS (strategjia mė efikase pėr kontrollin e TB) dhe tani po bėhen pėrgatitje tė mėdha pėr aplikimin nė Fondin Global, gjė qė do tė ngrinte nivelin e kontrollit tė TB .
Eglantina Bardhi
 
 
Pse femrat dallohen nga meshkujt?      pse  femrat dallohen nga mashqit.jpg


Shkenctarėt kanė deshifruar kodin gjenetik tė kromozomi X femror i cili ėshtė i lidhur me mė shumė se 300 sėmundje.
Ai pėrmban 1100 gjene ose rreth 5% tė gjenomit njerzor sė bashku me informacionin e cila mund tė ndihmojė qė tė pėrmirėsohet diagnoza e sėmundjes sė hemofilisė, verbėrimit, autizmit dhe leukemisė.Nga ky zbulim i k
ėtyre shkenctarėve tregon se tek gratė ka shumė dallime se sa ėshtė menduar dhe janė mė tė komplikuara nga meshkujt sa i pėrket gjeneve.
Gratė kanė 2X kromozome kurse meshkujt XY tė cilat i japin vetitė mashkullore.X kromozomi
ėshtė mė i madh se ai Y, dhe femrat kanė 2X kromozome i cili njėri zakonisht ėshtė joaktiv.
Ndryshimet gjenetike dhe sėmundjet si daltonizmi, autizmi dhe hemofilia tė cilat janė tė lidhura me kromozomin X mė shpesh godasin meshkujt sepse ata nuk kanė kromozomin tjetėr X i cili do tė zėvendėsonte mungesat.
Kromozomi X ėshtė bartės edhe i shumė gjeneve tė cilat kanė lidhje me prapambetjen psiqike dhe gjenit mė tė madh tė quajtur DMD nė gjenomin njerzor. Ndryshimet nė DMD, shkaktojnė distrofinė muskulare tė Duchenn, njė sėmundje e rėndė dhe fatale tek meshkujt.

 
Multivitaminat pėr shtatėzani mund tė jenė tė rrezikshėm pėr fėmijė
Shumė gra shtatėzana vitaminat e tyre tė cilat i pėrdorin gjatė shtatėzanisė nuk i ruajnė nė vende tė sigurta, larg fėmijėve. Por nėse atė e bėjnė mund tė shpėtojnė jetėn e fėmijės sė vogėl, thotė dr Kathleen Delaney nga UT Southwester Medical Center.
"Shumica mendojnė se kėso lloj barna janė shumė tė sigurta - se ato janė vetėm vitamina" tha dr Delaney. "Mirėpo vitaminat pėr shtatėzani pėrmban sasi tė mėdha tė hekurit e cila mund tė bėhet helmuese pėr fėmijėt e vegjėl" Nėse dyshoni se fėmija ka gėlltitur multivitamina pėr shtatėzėna, ju duhet menjėherė tė kėrkoni ndihmė nga mjeku. Pėr kėtė arsye, multivitaminat duhet trajtuar si edhe tė gjitha barnat tjera dhe prodhimet tjera kimike tė cilat janė tė rrezikshme pėr fėmijėt - duhet ruajtur sa mė larg tyre.




Dietat e shpejta dėmtojnė zemrėn

Tek femrat anorekse dhe ato qė kanė humbur shumė shpejt peshėn e trupit mund tė lajmrohen probleme nė zemėr, tė rrezikshme pėr jetėn, tė cilat bėhen tė dukshme gjatė ushtrimeve, pohojnė shkenctarėt Amerikan.
Me vite ėshtė e njohur se tek femrat tė cilat tė sėmura nga anoreksia paraqiten probleme nė zemėr, tek tė cilat paraqiten tė rrahura tė pakta nė zemėr dhe dėmtim tė muskulit tė zemrės.
Pėrveē kėsaj, shkenctarėt besojnė se vdekja e menjėhershme nė rastin e tė sėmurėve nga anoreksia kryesisht ėshtė rezultat i problemeve nė zemėr.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegėt e saj nga spitali pediatrik Hsabro nė vendin Providence nė Rhode Island, kanė studiuar punėn e zemrės tek 36 vajza me moshė prej 11 deri 18 vjet, tė cialt ishin tė hospitalizuara pėr shkak mosushqyerjes tė shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanė matur punėn e zemrės dhe metabolizmin e saj, kėto vajza ushtronin nė biēikleta tė dhomės duke simuluar vozitjen e saj nė tatėpjetė. Ato kishin ndėrprerė ushtrimet kur janė lodhur shumė.
33% nga kėto vajza tė kontrolluara pastaj, duke pėrfshirė edhe ato qė kanė ushtruar ēdo ditė pėr disa orė, kishin zemėr tė dobėsuar mesatarisht apo edhe fort.
Personat qė nuk kanė probleme me zemėr gjatė vozitjes sė biēikletės nė momente tė caktuara do tė arrijnė maksimumin e tyre. Para se tė arrijnė maksimumin do tė kalojė njė kohė e gjatė, harxhimi i oksigjenit nė kulm tė ushtrimeve do tė jetė e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob nė atė anaerob do tė kalojė njė kohė e gjatė.
Pėrveē kėsaj, zemra e personave normal do tė ketė mė shumė forcė pėr ushtrime.
Vajzat anoreksike shumė shpejt do tė vijnė deri te maksimumi i tyre (i ulėt), me harxhim tė vogėl tė oksigjenit, dhe kalimi nė metabolizmin anaerob do tė ndodh shumė shpejt, ēka do tė thotė se kanė shumė tolerancė tė dobėt nė rritjen e numrit tė rrahjeve tė zemrės.

  kompjue rsyza per  ne  shendetsi.jpg Kompjuteri po bėhet shkaktari kryesor pėr dobėsim tė syve

Mjekėt Amerikan kanė vendosur njė term tė ri nė mjeksi "Computer Vision Syndrome" (CVS), gjegjėsisht sindromi i shikimit kompjuerik i cili paraqitet tek njerzit tė cilėt kalojnė kohė tė gjatė para kompjuerit. Ky sindrom ka ērregullim tė veēant tek shikimi, dhe gjithashtu ndikon nė keqėsimin e saj. Simptomet e CVS janė: dobėsim i fokusit, kokėdhembje, pamje e dyfishtė apo e turbulluar, lodhje e shpejtė gjatė leximit, dhemje dhe skuqje e syve, dhembje nė krahrorė dhe qafė. Shumica e pėrdoruesve tė kompjuterit fillon t'i ndjejė kėto simptome pas katėr orė qėndrimi para kompjuterit, dhe tė gjithė kanė pengesa pas qėndrimit pandėrprerė rreth 6 orė. Mjekėt kėshillojnė 9 mėnyra pėr tė zvogluar lodhjen e syve dhe syza speciale kur punohet nė kompjuter.




Pse na vjen ftohtė?

Kėmbėt, gishtat tė ftohta apo tė mpira: A bėhet fjalė vetėm pėr "termostatin" e brendshėm tė prishur apo janė shenjat pėr ndonjė sėmundje serioze?
Trupi pėr tė mbajtur ēdo herė temperaturėn konstane nė brendėsi pėrdorė termogjenezėn; nėse ky mekanizėm nuk funksionon si duhet, mė sė pari kėtė e ndjejnė ekstremitetet qė janė mė larg "ngrohėsit" tė organizmit, zemrės. Megjithatė, nė disa raste, duart e ftohta mund tė jenė shenja tė problemeve serioze shėndetsore, tė cilat duhet kontrolluar dhe shėruar.
Tre kėshilla se si tė ngroheni:
Vishuni mė trash. Ēizmet janė mėnyra mė e mirė pėr ngrohjen e kėmbėve.
Shmangu ushqimit tė rėndė. Nėse ėshtė ushqimi i rėndė, pėr tretjen e saj nė mėlēi dhe lukth vjen njė sasi mė e madhe e gjakut, dhe prandaj njė sasi mė e madhe ėshtė e koncentruar nė kėto organe.
Ndaloni duhanin. Nikotina zvoglon kapilarėt. Kėshtu duhani zvoglon temperaturėn nė duar dhe kėmbė: secila cigare ul temperaturėn pėr njė gradė celsius gjatė 20 minutave.

Enter content here

Enter supporting content here